Mesfushorja Kosovare Asllani ka fituar çmimin prestigjioz “Futbollistja më e mirë e vitit në Suedi”.
Kosovarja aktualisht luan te Linkopingu, pas pesë vjetësh jashtë Suedisë kur u paraqit te PSG-ja dhe te Manchester City.
Pasi mori çmimin, 28-vjeçarja ka thënë se “kur ishte gjashtë vjeçare, një familjar i saj i kishte thënë se futbolli nuk ishte për femra”.
Ajo ka shtuar se pikërisht mendimet e tilla e kanë shtyrë drejt sukseseve në karrierë.