Kosova është duke zhvilluar stërvitjen e dytë për ndeshjet e tetorit.
Të pranishëm janë të gjithë lojtarët, pos Vedat Muriqit të cilit i është dhënë pushim nga përzgjedhësi Bernard Challandes, raporton KTV.
I ndarë nga grupi po përgatitet ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, për shkak të ngarkesës që ka pasur me klubin.
Më 10 tetor, Kosova pret Gjibraltarin në miqësore, katër ditë para përballjes me Malin e Zi në kualifikueset për “Euro 2020”.
{gallery}