Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Kosova zemra e Shqipërisë”, thirrjet e tifozëve para ndeshjes Shkupi – Ballkani

Tifozët e Shkupit, “Shvercerat” dhe ata të Ballkanit “Xhebrailat” janë duke e ndezur atmosferën në stadiumin e Shkupit para ndeshjes së parë të rundit të plejofit të Ligës së Konferencave kundër Ballkanit.

Atmosfera është ndezur me këngën “Mora fjalë”, ndërsa thirrjet “Shqipëri Etnike, Kosova është zemra e Shqipërisë”, kanë mbizotëruar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja mes Shkupit dhe Ballkanit do të fillojë nga ora 21:00.

Fituesi pas dy ndeshjeve do të shkojë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencave.