Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova vazhdon me stërvitje, fokusi kthehet te ndeshja me Gjeorgjinë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është kthyer në stërvitje pas disfatës nga Suedia, të shtunën mbrëma.

Të dielën në fushën e Kompleksit të FFK-së në Hajvali, kanë stërvitur lojtarët që nuk luajtën ndaj Suedisë dhe ata që u inkuadruan si zëvendësues. Titullarët kanë bërë rigjenerim me ushtrime fitnesi në ambientet e hotelit.

“Ndonëse të zhgënjyer nga humbja e pësuar në Stokholm, djelmoshat e Kombëtares tashmë janë të përqendruar në ndeshjen e radhës, me synime për paraqitje sa më të mirë para tifozëve dardanë dhe për të arritur fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues”, ka njoftuar FFK-ja.

Ndeshja me Gjeorgjinë është të martën në “Fadil Vokrri”. Të hënën pasdite përfaqësuesja ushtron në këtë arenë.