Përfaqësuesja e Kosovës ka përfunduar stërvitjen e parë para ndeshjes me Greqinë në ‘’Fadil Vokrri’’ më 5 shtator, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.
Në stërvitjen e sotme morën pjesë 13 futbollistë, ata që nuk patën minutazh në ndeshjen e djeshme ndaj Gjeorgjisë.
Ndërkohë ata që u paraqitën ndaj gjeorgjianëve nuk ishin të pranishëm në stadium.
Kosova aktualisht mban pozitën e tretë në grup me tre pikë, një më shumë se Greqia dhe dy më shumë se Gjeorgjia. Spanja ka vendin e dytë me shtatë pikë, ndërsa Suedia është e para me nëntë sosh.
Artikuj të ngjashëm
-
Greqia stërvitet në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së nesërme
-
Kosova nis përgatitjet me dhjetë futbollistë
-
Kosova me ndeshjen kundë Greqisë sonte e mbyll kampanjën eliminatore për Botërorin 2022
-
Te Kosova optimistë para nisjes për në Athinë
-
Kosova vazhdon me stërvitje, fokusi kthehet te ndeshja me Gjeorgjinë