Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova ushtron në terr në Shkup

Për rreth 20 minuta, Përfaqësuesja e Kosovës është detyruar të ushtrojë në terr në stadiumin e Shkupit, në stërvitjet e fundit para ndeshjes së plejofit me Maqedoninë në kuadër të plejofit për kualifikim në “Euro 2020”.

Sipas nikoqirëve, kjo ka ndodhur për shkak të “problemeve me ndriçim”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova e Maqedonia do të përballen në Shkup të enjten me filim prej orës 20:45. Te Kosova do të mungojnë futbollistët kryesorë për shkak të lëndimeve e për shkak të situatës aktuale me COVID-19.