Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll në konkurrencën e meshkujve, ka udhëtuar drejt Mariborit të Sllovenisë, ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore.
Përballë kosovarëve do të jenë Emiratet e Bashkuara Arabe U19, më të cilat do të zhvillohen dy ndeshje, më 6 dhe 10 gusht në Maribor, transmeton KTV.
Këto ndeshje do të zhvillohen, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian, që do të nisin në muajin tetor.
Trajneri Ramiz Krasniqi është shprehur i kënaqur që do të ketë rastin të shohë nga afër disa futbollistë.
Ai ka theksuar se ndeshjet e tilla i ndihmojnë shumë ekipit që të komponohet për ndeshjet kualifikuese.
Pjesë e këtij udhëtimi nuk do të jenë disa nga futbollistët kryesorë të kësaj grupmoshe, për shkak të angazhimeve që kanë me skuadrat e tyre.