Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kualifikimet për Evropian.
Pas humbjes nga Portugalia më 21 mars, Kosova sot u mposht në udhëtim 3 me 0 nga Irlanda, raporton Koha.net.
Obafemi, O’Conner, e Roache shënuan golat për vendasit që marrin kreun e tabelës me 4 pikë në Grupin 5.
Kosova është në vendin e fundit të këtij grupi, pa pikë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara të fazës së dytë.