Përfaqësuesja U-19 e Kosovës me fitore ka mbyllur fazën elitare kualifikuese për kampionatin evropian që mbahet sivjet.
Të rinjtë e Kosovës mposhtën Sllovakinë me rezultat 2 me 1, por ky rezultat nuk i kreu punë Kosovës që ka humbur gjasat për kualifikim në evropian, pasi më herët pësoi dy disfata.
Fillimisht ishte mposhtur nga Portugalia me rezultat 5 me 0 ndërsa në ndeshjen e dytë u mposht nga Irlanda me rezultat 3 me 0.
Në evropian kualifikohet vetëm vendi i parë i grupit.