Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll e ka nisur me disfatë raundin kryesor apo fazën “Main Round”. Të enjten, të udhëhequrit e përzgjedhësit Ramiz Krasniqi, u mposhtën me rezultatin 1:0 nga Ukraina e kësaj grupmoshe.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “NYA Parken” në Norrkoping të Suedisë që është nikoqire e Grupit 3, ishte e rëndësishme për kualifikim në Evropianin 2023. Golin e fitores, Ukraina U19 e shënoi në minutën e pestë të kohës shtesë nëpërmjet mesfushorit të Brentfordit, Yehor Yarmoliuk.
Dy të parët e grupit dhe më i miri i vendit të tretë nga 13-të grupe në total, kalojnë në “Elite Round”, me ndeshjet që zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm