Përfaqësuesja e Kosovës U18 ka pësuar edhe disfatën e pestë rresht në fazën grupore të Kampionatit Evropian, Divizioni B.
Të mërkurën mbrëma, në “Pavilhao Municipal de Guifoes” në Portugali, “Dardanët” pësuan humbje nga Ukraina e kësaj grupmoshe.
Ukraina U18 fitoi me dhjetë pikë epërsi, 78:68.
Kosova e nisi më mirë ndeshjen dhe e fitoi çerekun e parë me rezultatin 17:15.
Por, çereku i dytë e i tretë ishin vendimtar në fitoren e ukrainasve.
Edhe
Kosova U16 e mbyll fazën e grupeve me pesë humbje
Ukrainasit, periudhën e dytë e fituan me 11 pikë epërsi, 29:18, ndërsa të tretin me pesë pikë epërsi, 20:15.
Në periudhën e fundit, Kosova fitoi me shifrat 18:14-, por nuk ishte e mjaftueshme për ta kthyer rezultatin në të mirë të vet.
Rron Dahsyla ishte më i miri te Kosova me 10 pikë, nëntë kërcime e tri asistime. Lojë të mirë patën edhe Arlind Konjuhi me 24 pikë e katër kërcime dhe Jon Ismajli me 16 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.
Tek Ukraina U18, Desmond Yiamu shënoi 19 pikë, regjistroi 14 kërcime dhe pati tri asistime.
Kosova U18, Grupin C e mbyll në vendin e fundit me pesë disfata nga po aq ndeshje.
Edhe
Humbja e pestë për Kosovën U18 në Evropianin B
Humbi edhe nga Estonia 68:60, Holanda 82:67, Rumania 98:64 dhe nga Irlanda 77:70.
Tani do të luajë ndeshje për plasman përfundimtar.