Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U17 e humb miqësoren e parë

Kosova U17 në futboll e udhëhequr nga përzgjedhësi Arsim Abazi, është mposhtur në miqësoren e parë nga Përfaqësuesja e Turqisë U18.

Të mërkurën në kompleksin e Federatës së Futbollit të Kosovës, “Dardanët” e rinj janë mposhtur me rezultatin minimal, 1:0.

Kosova pati mundësi shënimi në këtë duel, por pa arritur që ta konkretizojë ndonjërën nga to. Vizitorët e një gjenerate më të madhe e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 80-të, me realizator Yashar Kavas.

Pavarësisht disfatës, përzgjedhësi Arsim Abazi u shpreh i lumtur me paraqitjen, teksa shtoi se ndeshjet miqësore ndihmojnë skuadrën për përgatitje sa më të mirë. Ndërkohë, futbollisti Armos Merlaku që luan te Nurnbergu në Gjermani, tha se nuk patën fat në këtë duel.

Kosova do ta zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore kundër përfaqësueses turke të grupmoshës U18.

Miqësorja e radhës që vlerësohet si përgatitje për “Elite Round” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022, do të zhvillohet të premten në kompleksin e FFK-së në Hajvali.