Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U16 fiton ndaj Kazakistanit

Futbollistet e Kosovës U16 kanë shënuar fitore të martën në Durrës, ka njoftuar FFK-ja.

Në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, Kosova U16 fitoi ndaj Kazakistanit me rezultatin 3:0.

Ema Kërqota shënoi që në minutën e shtatë, ndërsa dy gola i realizoi Bardha Mahmut. Ajo shënoi në minutën e 14-të dhe të 74-t.

Pas dy ditësh, Kosova U16 luan me Shqipërinë.