Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U-21 po barazon me Andorrën pas pjesës së parë

Shpresat e Kosovës nuk kanë mundur të thyejnë Andorrën në pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas pjesës së parë të ndeshjes, rezultati është 0:0.

Kosova U21 ka dominuar në fushë, por pa krijuar shumë raste. Vetëm në fund ka rrezikuar pak më shumë, por pa ia dalë të shënoi.

Më 4 qershor, Andorra pësoi 3:0 nga Shqipëria U21.

Ndeshja i takon eliminatoreve për “Euro 2023”. Për Kosovën është ndeshja e parë. Kosova U21 është përgatitur për afro dy javë për këtë ndeshje.