Përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll të mërkurën ka mbajtur stërvitjen e fundit para nisjes për në Qipro, ku do të paraqitet për kualifikimet e Grupit 5 për Kampionatin Evropian ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Kosova bën pjesë në grup me Skocinë, Zvicrën dhe Qipron. Ekspedita do të niset të enjten drejt Qipros kurse ndeshjen e parë e luan një ditë më vonë, te premten kundër Skocisë (15:00).
Duelin e dytë, Kosova e luan më 29 tetor kundër Zvicrës derisa ndeshjen e fundit në grup e ka me Qipron, më 1 nëntor, përcjell Koha Ditore.
"Atmosfera në kampin e Kombëtares U17 është shumë e mirë, megjithëse përzgjedhësi Besnik Kollari ka hasur paksa në vështirësi për shkak se një pjesë të lojtarëve që kishte parashikuar t'i ketë në këto kualifikime nuk do t'i ketë në dispozicion, pasi klubet e tyre nuk u kanë dhënë leje", thuhet në njoftimin e FFK-së.