Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U-17 e mbyll me fitore turneun në Irlandë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U-17 e ka mbyllur me fitore turneun në Irlandë.

“Prej fillimit të ndeshjes një mbizotërim i plotë i Kosovës, ndonëse irlandezët verior kishin paraqitur përbërjen më të mirë duke inkuadruar në lojë, kryesisht lojtarë të pushueshëm. Po kjo nuk u bëri punë sot përballë djelmoshave tanë mjaft të disponuar për lojë dhe të etur për fitore”, bën të ditur FFK-ja, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tutje bëhet e ditur se epërsia e parë erdhi në minutën e 27-të përmes Robert Rrahmani, i cili shënoi pas një bashkëveprimi të mirë.

“Ndonëse pjesa e parë u përmbyllë vetë me një gol, shikuar rastet Kosova ka mundur të shënojë edhe dy a tri gola. Edhe pjesa e dytë kanë nisur furishëm me kombinime të mira nga ana e futbollistëve kosovarë, kështu që kapiteni Bajrush Osmani që ishte edhe promotor i ekipit shënoi golin e dytë për 2:0. Vetëm një minutë më vonë ndaj Armend Gashit ndërhynë në mënyrë të palejueshme mbrojtësi nikoqir dhe gjyqtari kryesor John Mulroe u hamendësua por ishte asistentja e tij Ann Sweeny që reagoi dhe pastaj Mulroe tregoi pikën e bardhë nga e cila Muhamet Hyseni shtoi epërsinë në 3:0”, thotë FFK.

Futbollistët e Kosovës për asnjë moment nuk u ndalën e qarkulluan topin jashtëzakonisht mirë duke bashkëvepruar me qetësi dhe për mrekulli dhe në minutën e 57-të Edin Hyseini shënoi golin e katërt (4:0) duke vulosur kështu një fitore të bindëse dhe të madhe. Futbollistët e Kosovës ashtu si e nisën turneun me fitoren kundër Danimarkës e përmbyllën turneun me fitore kundër Irlandës Veriore dhe të vetmen humbje e pësuan ndaj nikoqirëve, në të cilën ishte bashkëveprues gjyqtari Campbell që haptas u ndihmoi futbollistëve të Republikës së Irlandës.