Hendbollistet e Kosovës të mërkurën do ta mësojnë kundërshtarin e fazës së parë kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm. Shorti do të tërhiqet në Vjenë nga ora 11:00. Në fazën e parë kualifikuese paraqiten 18 përfaqësuese nga Evropa. Vetëm nëntë ekipet më të suksesshme avancojnë në fazën e dytë kualifikuese.
Kosova është e para në grupin e kombëtareve jo bartëse, ku bëjnë pjesë edhe Izraeli, Finlanda, Luksemburgu, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Letonia. Ndërkohë në vazon e parë janë: Austria, Sllovakia, Islanda, Turqia, Ukraina, Ishujt Faroe, Portugalia, Greqia e Italia.
Njëra prej këtyre përfaqësuese do të jetë kundërshtare e “Daraneve”. Ndeshjet e para luhen më 2 e 3 nëntor, ndërsa të kthimit më 5 e 6 nëntor, ndërsa përmes shortit caktohet edhe kombëtarja vendase në ndeshjen e parë. Kosova siç shkruan Federata e Hendbollit e Kosovës synon kalimin e fazës së parë kualifikuese.
-
Hendboll, Kosova mëson kundërshtarin e mundshëm të raundit të tretë
-
Hendbollistët e Kosovës mësojnë kundërshtarin e fazës së dytë
-
Kosova luan në mars, kundërshtari mund të jetë i Evropianit
-
Futsall, Kosova me kundërshtarë të vështirë për Botërorin 2028
-
Kosova mëson kundërshtarët e plejofit për Botërorin 2027