Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot prej orës 18:00 në Paris mëson kundërshtarët e edicionit të katërt të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Kosova në short do të jetë në vazon e dytë së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe.
“Dardanët” do t’i ketë dy ndeshje në shtator, dy në tetor e dy në nëntor.
Për Ligën e Kombeve do të përgatitet me miqësoret që i zhvillon në mars e në qershor. Tre prej katër kundërshtarëve të miqësoreve dihen tashmë: Armenia, Hungaria, Norvegjia.
Në Ligën B të Ligës së Kombeve është Shqipëria, që bën pjesë në vazon e tretë së bashku me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi.
Vazot për shortin e Ligës së Kombeve
Liga A
Vazo 1: Spanja, Kroacia, Italia, Holanda
Vazo 2: Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria
Vazo 3: Zvicra, Gjermania, Polonia, Franca
Vazo 4: Izraeli, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Skocia
Liga B
Vazo 1: Austria, Çekia, Anglia, Uellsi
Vazo 2: Finlanda, Ukraina, Islanda, Norvegjia
Vazo 3: Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Mali i Zi
Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani
Liga C
Vazo 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu
Vazo 2: Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe
Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro
Vazo 4: Bjellorusia, Lituania/Gjibraltari, Estonia, Letonia
Liga D
Vazo 1: Lituania/Gjibraltari, Moldavia
Vazo 2: Malta, Andorra, San Marino, Lihtenshtajni