Kosova dhe Shqipëria sot do të mësojnë kundërshtarët e tyre në plejofin vendimtar për Botërorin 2026. Shorti do të tërhiqet nga ora 13:00.
Të dyja do të jenë në vazon e tretë, së bashku me Irlandën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Në gjysmëfinale ato do të përballen me një ekip nga vazoja e dytë, ku bëjnë pjesë Polonia, Uellsi, Çekia dhe Sllovakia.
Përfaqësueset e vazos së dytë do të jenë vendase në ndeshjet gjysmëfinale që luhen më 26 mars 2026.
Nëse Kosova apo Shqipëria kalojnë gjysmëfinalen, në finalen e plejofit më 31 mars do të përballen me fituesin e duleve nga vazoja e parë (Italia, Danimarka, Turqia, Ukraina) ose nga vazoja e katërt (Rumania, Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut). Nikoqiri i finales përcaktohet me short.
Kualifikimi në Kampionatin Botëror do të ishte një arritje historike për të dy përfaqësueset.
-
Nga Polonia e Lewandowskit te Sllovakia “mosnjohëse” – kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në plejof
-
Nis ndeshja vendimtare e Kosovës në Bratisllavë
-
Të dhëna interesante për shortin e Botërorit
-
Që tani kanë nisur shqetësimet për Botërorin 2026
-
Në cilin grup të Botërorit do të ishin Kosova e Shqipëria sipas Inteligjencës Artificiale