Sport

Kosova, sot, luan me Sllovakinë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, të martën (sot, 16:00) në Bratisllavë, do të luajë ndeshjen e parë miqësore me Sllovakinë nga dy sa i ka aranzhuar.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me dyer të mbyllura, kurse ndeshja tjetër, që është paralajmëruar për të mërkurën, do të luhet me dyer të hapura për publikun në Bratisllavë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësuesja e Kosovës para pak ditësh, nisi një turne përgatitor për ndeshjet parakualifikuese të Botërorit 2019, që e presin në gusht. U mposht në Kapfenberg nga Austria me rezultatin e thellë 74:49.

Pas Sllovakisë, Kosova do t'i zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera në Tiranë kundër Shqipërisë, më 22 dhe 23 korrik.

Me parakualifikime, Kosova është në Grupin C së bashku me Maqedoninë e Estoninë. Dy vendet e para sigurojnë biletën për fazën tjetër, kurse vendi i fundit dërgon në Divizionin B.