Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova shënon ngritje rekorde në renditjen e FIFA-s

Me fitoren ndaj Burkina Fasos dhe barazimin me Zvicrën, Kosova është ngritur në pozitën më të mirë ndonjëherë në renditjen e FIFA-s. Në listën e përditësuar më 31 mars, “Dardanët” zënë vendin e 107-të.

Në renditjen paraprake, Kosova ishte e 109-ta me 1.163 pikë. Kjo ishte edhe pozita më e lartë që e kishte arritur ndonjëherë.

Tani në pozitën e 107-të ka 1.173 pikë.

Ndërkohë, Shqipëria ka rënë për një pozitë. “Kuqezinjtë” renditen në vendin e 66-të, pasi në renditjen e shkurtit ishin në të 65-n.

Brazili ia ka marrë vendin e parë Belgjikës. Franca është e treta, Argjentina e katërta, Anglia e pesta, Italia e gjashta, Spanja e shtata, Portugalia e teta, Meksiko e nënta e Holanda e dhjeta. Gjermania ka vendin e 12-të.