Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova pëson thellë nga Polonia

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë në Alanya Cup ndaj Polonisë.

Futbollistet u mposhtën me rezultat të thellë 5 me 0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2 me 0, ndërsa tre gola të tjerë u shënuan në pjesën e dytë.

Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më 3 mars kundër Rumanisë në orën 16.00 sipas kohës lokale.