Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në konkurrencën e femrave, është mundur sot nga Greqia, me rezultat të thellë 6-0, takim ky i zhvilluar në kuadër të para-kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Francë 2019’.
Vashat tona pas disfatës kundër Kombëtares shqiptare, pësuan edhe nga skuadra greke, madje, më rezultat të thellë.
Skuadra greke gjatë terë lojës ishte ekip më i mirë së Kosova, duke dominuar në terren dhe duke shënuar gjashtë gola, raporton ksp.
Serinë e golave e nisi Eleni Markou (33’) për të zhbllokuar rezultatin, derisa Natalia Chatzigiannidou (39’) dyfishoi epërsinë e grekeve në 2-0.
Eleni Kakambouki (51’) realizoi golin e tretë, ndërsa Sofia Nati (57, 76’) realizoi dygolësh për ta çuar rezultatin në 5-0, derisa serinë e golave e mbylli Danai-Eleni Sidira (82’).
Kosova ndeshjen e radhës, të tretën e luan kundër Maltës.