Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova pa Berishën kundër Lituanisë

Kosova do të jetë pa kapitenin e saj, Dardan Berisha në sfidën e së hënës ndaj Lituanisë në kuadër të kualifikimeve për Botëror.

FBK-ja përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se Berisha ka pësuar një lëndim muskulor në këmbë që i pamundëson të luajë në këtë takim, transmeton Koha.net.

Berisha ishte lënduar në takimin e së premtes ndaj Polonisë.

“Pas kontrolleve të kryera në detaje në Vilnius të Lituanisë është konstatuar se kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha për shkak të lëndimit të muskulit të prapme të këmbës nuk do të mund të luajë në ndeshjen kundër Lituanisë që do të zhvillohet të hënën në Klaipeda”, thuhet në konfirmimin e FBK-së.

FBK-ja shton se Berisha do të kthehet në Çeki për të vazhduar rehabilitimin e te klubi i tij.