Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova nuk merret vesh me Iranin për miqësore

Foto: Driton Paçarada / KD

Kosova dhe Irani kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për të zhvilluar një miqësore.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri ka bërë të ditur se nuk është arritur akordi për këtë miqësore dhe se përfaqësuesja e Kosovës deri të shtunën do të qëndrojë në Zvicër pastaj lojtarët do të jenë të lirë.

Përfaqësuesja e Kosovës të martën zhvilloi miqësore me Shqipërinë të cilën e mposhti me rezultat 3 me 0.