Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, ditëve në vijim do të shohë forcën e saj të vërtetë para se të nisë parakualifikimet për kampionatin botëror "Kina 2019". Brenda gjashtë ditëve, Kosova do t'i zhvillojë tri ndeshje kontrolluese në Austri e Sllovaki, e që do të jenë edhe përcaktuese për lojtarët që do ta bartin barrën kryesore në kualifikimet e radhës, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova, të premten, është nisur për në Austri, kurse të shtunën (sot) nga ora 19:00 në Kapfenberg, do ta luajë ndeshjen e parë miqësore ndaj Austrisë. Të martën, Kosova do të luajë në Bratisllavë miqësoren e parë nga dy sa do t'i ketë me Sllovakinë. Më këtë skuadër, do të ndeshet edhe të enjten. Ndeshja e parë me Sllovakinë do të luhet me dyer të mbyllura për publikun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri Brad Greenberg, për këto ndeshje ka marrë 14 basketbollistë, e pas këtij turneu pritet që dy të bien nga lista. Për parakualifikime mund të paraqiten vetëm 12.
(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.