Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore që do t'i zhvillojë në Turqi kundër Ukrainës.
Ndeshja e parë miqësore do të zhvillohet të premten, kurse e dyta më 12 nëntor.
Përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija ka vlerësuar lartë përfaqësuesen e Ukrainës. Ajo ka premtuar maksimumin për të dyja ndeshjet.
“Jemi të vetëdijshëm se Ukraina është një kundërshtare e fortë. Ne do të mundohemi ta japim më të mirën. Janë dy ndeshje që do të na shërbejnë për ta kompletuar ekipin e para ndeshjeve kualifikuese për kampionatin evropian që nisin vitin e ardhshëm”, ka thënë Fazlija të martën për Kohën Ditore.
Artikuj të ngjashëm
-
Futbollistet e Kosovës fillojnë përgatitjet në Antalya
-
Përzgjedhësja Andersen shpall listën për ndeshjet me Ukrainën dhe Uellsin
-
Dy ndeshje të vështira në mbyllje të një kampanje të suksesshme
-
Kosova nis përgatitjet për ndeshjen kundër nënkampiones së botës dhe kampiones së Evropës
-
Kosova shpreson në lojë të mirë ndaj Sllovenisë