Fitorja dramatike ndaj Letonisë me rezultat 4 me 3 i ka ndihmuar Kosovës në ranglistën e re të FIFA-s.
Kosova është ngritur për nëntë pozita në këtë ranglistë dhe tani gjendet në pozitën e 174.
Ngritje për nëntë pozita ka siguruar edhe Shqipëria. Fitorja ndaj Turqisë me rezultat 3 me 2 i ka ndihmuar kuqezinjve që tani të pozicionohen në pozitën e 62-të.
Në pozitat e para janë Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Belgjika.

