Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mund të luajë me superfuqinë aziatike

Përfaqësuesja e Kosovës mund të luajë ndeshjen e radhës kundër përfaqësueses më të mirë në Azi, shkruan sot Koha Ditore.

Pas Shqipërisë, të cilën e mposhti të martën në Zuerich me rezultatin 3:0, Kosova të shtunën në stadiumin "Bashakshehir Fatih Terim Stadium" në Stamboll për kundërshtar pritet të ketë Iranin.

Irani do të jetë pjesëmarrës në kampionatin botëror "Rusia 2018" dhe kjo është hera e pestë për këtë vend që kualifikohet në këtë ngjarje të madhe.

Negociatat me Federatën e Iranit i ka konfirmuar të mërkurën mbrëma, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).