Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mund të ketë lojtarë në të gjitha ligat e mëdha evropiane

Amir Rrahmani po shkëlqen në Serie A, ndërsa Vedat Muriqi po paraqitet me sukses në La Liga. Edhe lojtarë të tjerë të Kosovës paraqiten në top-pesë ligat evropiane të futbollit, ndërsa në edicionin e ardhshëm, “dardanët” mund të prezantohen në të gjitha ligat e mëdha.

Portieri Arijanet Muriq të premten siguroi promovimin në Premier League me Burnleyn. Në elitën angleze, këtë edicion Kosova nuk ka asnjë lojtar. Me Muriqin do ta ketë prezantuesin në edicionin e ardhshëm.

Në Serie A pos Rrahmanit janë edhe Mërgim Vojvoda e Samir Ujkani, ndërsa në Ligue 1 të Francës janë Arbër Zeneli, Elbasan Rashani e Edon Zhegrova.

Leart Paqarada më herët ka siguruar transferim te Koelni i Bundesligës, për verën që po vjen. Por Koelnit i kanë dalë telashe dhe transferimi i Paqaradës ka mbetur në dyshim.