Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mposhtet edhe nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës U20 (femrat) kanë pësuar humbje nga Rumania U20 me rezultatin 80:64 në kuadër të Women’s European Challenger, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Në dy periudhat e para vashat kosovare treguan lojë më të mirë duke pasur epërsi gjatë 20 minutave.

Madje basketbollistet kosovare arritën që në pushim të shkonin me pesë pikë dallim 43:38.

Por në periudhën e tretë basketbollistet e Rumanisë arritën të riktheheni gjithçka në favor të tyre.

Kosova në këtë 10 minutësh shënoi vetëm gjashtë pikë dhe pësoi 22, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:49. 10 minutat e fundit ishin më të baraspeshuar, 20:15, ndërsa Rumania triumfoi në fund 80:64.

Te Kosova u dalluan Agnesa Rrahmani me 23 pikë, Tringa Ukaj me 10 pikë e 17 kërcime, Astera Tuhina me 10 pikë e nëntë asistime dhe Djellza Dekaj me 13 pikë.

Për Kosovën kjo është humbje e tretë në këtë turne.

Kosova ndeshjen e fundit e zhvillon të dielën ndaj Maqedonisë Veriore nga ora 21:00.

Artikuj të ngjashëm