Basketbollistet e Kosovës U20 e kanë humbur edhe ndeshjen e fundit në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Divizionit B që po mbahet në Shkup.
Të martën mbrëma, Kosova U20 pësoi nga Rumania me shifrat 85:64. Dallimi në rezultat u bë në çerekun e tretë, të cilin rumunet e fituan me shifrat 31:17.
Statistikat më të mira te Kosova i kishte Astera Tuhina që ndeshjen e mbylli me tetë pikë, shtatë kërcime e 12 asistime. Ajo i kishte edhe pesë topa të humbur. Agnesa Rrahmani i realizoi plot 22 pikë, ndërsa i kishte edhe shatë kërcime. Ndërkohë Sara Vraniçu realizoi 14 pikë e tetë kërcime.
Kosova U20 fillimisht kishte pësuar nga Maqedonia e Veriut. Më pas arriti fitore ndaj Kroacisë, që u vlerësua shumë e rëndësishme.
Por në ndeshjen e tretë pësoi thellë nga Mali i Zi dhe tani edhe nga Rumania.