Formë të lartë kanë treguar xhudistët kosovarë në katër muajt e parë të vitit. Kosova ka fituar medalje në garat e xhudos si me seniorët ashtu edhe me garuesit e kategorive të reja, shkruan sot Koha Ditore.
Të gjithë katër xhudistët që e përfaqësojnë Kosovën në kampionatin evropian për seniorë kanë fituar medalje me peshë në garat e këtij viti. Por me gjithë këtë fakt, trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, është shprehur i matur në parashikime.
Ai do të vlerësonte sukses kthimin me medalje nga Tel-Avivi i Izraelit, ku të enjten (sot) nis kampionati evropian për seniorë për vitin 2018. Ndonëse të gjithë katër përfaqësuesit e Kosovës vlerësohen pretendentë për medalje, për Kukën do të ishte sukses fitimi i një medaljeje.
Ai vlerëson se evropiani, si gara e dytë më e rëndësishme e vitit, dallon prej turneve në të cilët xhudistët kosovarë kanë fituar medalje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë
-
Java e Evropianit të xhudos, Kosova kërkon medalje për vitin e 14-të rresht
-
Kuka flet për ndikimin dhe rritjen e xhudos në Kosovë
-
Kryemjeshtri Kuka i pranishëm në takimin e ekspertëve të xhudos
-
Xhudistët sjellin medaljet evropiane, bëhen gati për ato olimpike