Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova merr VAR-in, e teston në ndeshjen vendase të përfaqësueses

Gjatë punimeve të Top Executive Programme të UEFA-s që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë programin për VAR, i cili do të fillojë të testohet në ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë si vendase, derisa në të ardhmen planifikohet fillimi i kësaj teknologjie edhe në kampionatin vendor.

Ndërkohë, gjatë këtij takimi presidenti i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jesper Møller, ka deklaruar se e ka marrë si mision që ta ndihmojë FFK-në, së bashku me institucionet shtetërore daneze.

“Me dëshirën që Kosova të vazhdojë këtë organizim të mirë dhe transparencë të FFK-së, por edhe me rezultate të mira të ekipeve kombëtare, shpreh të gjithë simpatinë time për presidentin Ademi dhe ekipin kombëtar si dhe gjithë popullin futbolldashës të Kosovës”, ka theksuar presidenti i FF të Danimarkës, Jesper Møller, që është edhe anëtar i KE të UEFA-s, përcjell ksp. “Për këtë arsye kemi zgjedhur Kosovën që ta përkrahim në segmentet ku ajo ka nevojë”, ka thënë më tej ai.

Image