Pesë sportistë, por vetëm një me normë të fituar, do të garojnë për Kosovën në Lojërat Olimpike Verore për të Rinj që mbahen në Buenos Aires të Argjentinës prej 6 deri më 18 tetor të këtij viti.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar të enjten se ka marrë konfirmimin nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pesë sportistët, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova debuton në këtë ngjarje për të rinj që mbahet për herë të tretë. Edicioni i parë i LOV për të rinj është mbajtur në Singapor në vitin 2010. Në vitin 2014 Lojërat u mbajtën në Nanjing të Kinës.
Janë mbajtur edhe dy edicione të Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, në vitin 2012 në Innsbruck të Austrisë dhe në vitin 2016 në Lillehammer të Norvegjisë, por pa Kosovën pjesë të tyre.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kosova me 19 sportistë në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj
-
Kosova ka synime të mëdha në vitin e Olimpiadës dhe Evropianit të futbollit
-
Kosova shpreson në medalje, në ngjarjen olimpike që nis sot
-
Kosova përcjell olimpistët e rinj për në Argjentinë me shpresën se nuk do të kthehen thatë
-
Kosova me pesë sportistë në Lojërat Olimpike për të rinj