Pasi prezantoi pesë sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike për të Rinj (LOR) “Buenos Aires 2018”, që për Kosovën janë të parat, presidenti i Komitetit Olimpik (KOK), Besim Hasani, u paraqit goxha entuziast.
Entuziazmi për paraqitje dinjitoze në LOR, që do të nisin më 6 dhe do të përfundojnë më 18 tetor, nuk mungoi as nga sportistët dhe trajnerët e tyre.
Pritshmëri të mëdha pati edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, që të hënën pasdite ishte i pranishëm në konferencën e mbajtur në Prishtinë, para nisjes së ekipit të Kosovës drejt Argjentinës.
Delegacioni i Kosovës me pesë sportistë, pesë trajnerë dhe disa anëtarë të KOK-ut, është nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për në Argjentinë në orët e mbrëmjes të së hënës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Kosova me pesë sportistë në Olimpiadën për të rinj
-
18 sportistë të Kosovës sivjet në Festivalin Olimpik në Baku
-
Sportistët optimistë për medalje në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë
-
Gashi e quan sukses historik të Kosovës medaljen në Lojërat Olimpike për të Rinj
-
Kosova shpreson në medalje, në ngjarjen olimpike që nis sot