Përfaqësuesja e Kosovës në karate në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Madrid të Spanjës, ka nisur me fitore në garat ekipore.
Në konkurrencën e meshkujve, Kosova fitoi kundër Kongos me rezultat, 3:0.
Me rezultat 2:0, edhe vashat e Kosovës në karate ishin më të suksesshme se ato të Guatemalës.
Garat ekipi i Kosovës në karate, të premten meshkujt do t’i vazhdojnë kundër Bosnje Hercegovinës, kurse femrat kundër Taipeit.