Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mban stërvitjen e parë para ndeshjes me Ukrainën

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, para ndeshjes me Ukrainën.

Lojtarët u shprehën të kënaqur me atmosferën brenda klubit, ndërsa thanë se do ta mundin Ukrainën.

Mërgim Vojvoda, ka bërë të ditur për KosovaPress se tani të gjithë lojtarët kanë arritur nga klubet e tyre, dhe është duke u përgatitur një lojë sa më e mirë kundër Ukrainës, në mënyrë që të arrihet fitorja e parë e përfaqësueses së Kosovës.

“Atmosfera në klub është shumë e mirë. Tani na janë bashkuar të gjithë lojtarët, edhe ata të cilët kanë pasur lojë para dy ditësh…Jemi duke përgatitur lojën sa më mirë dhe me mujt me i marr tre pikë për herë të parë”, ka thënë Vojvoda.

Artikuj të ngjashëm