Përfaqësuesja e Kosovës në boks nuk është kualifikuar të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që nga 25 gushti deri më 2 shtator mbahet në Gjermani.
Për të siguruar pjesëmarrjen është dashur të marrë pjesë në evropianin e fundit të mbajtur në qershor dhe të sigurojë biletën me suksese në ring. Por Kosova nuk u lejua të paraqitej në këtë garë nga organizatorja, Ukraina, shkruan sot Koha Ditore.
Kosovës iu mohua pjesëmarrja me arsyetimin e autoriteteve ukrainase se nuk e njohin Kosovën shtet e as pasaportat e saj. Evropiani ishte edhe garë kualifikuese për Botëror.
Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) të mërkurën i është drejtuar Shtëpisë Botërore të Boksit (AIBA) me një kërkesë që t'i lejohet pjesëmarrja në botërorin që do të mbahet në Hamburg. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Zhvillime të reja me IBA-në por Kosova përfundimisht mbetet jashtë Botërorit të boksit
-
Kosova largohet nga federata botërore ku ndikimi rus është i madh
-
“Rrezik dhe provokim”, Kosova mbetet jashtë Evropianit në Beograd
-
Kosova paraqet nëntë boksierë për Evropianin në Beograd
-
Evropiani në Beograd, Federata kosovare me kërkesë për EUBC-në