Futbollistet e përfaqësueses së Kosovës të shtunën kanë udhëtuar për në Bullgari, ku do t'i luajnë dy ndeshje miqësore.
Kosova të dy miqësoret do t'i luajë me përfaqësuesen e Bullgarisë. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se takimi i parë miqësor do të luhet të hënën (sot), ndërsa takimi i dytë më 28 shkurt.
Sipas FFK-së me këto dy ndeshje përfaqësuesja e futbollisteve do të nisë përgatitjet për paraqitje në kualifikimet për kampionatin evropian të vitit 2021. Kosova për herë të parë do të luajë në kualifikime për Evropian, ndërsa është në grup me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë e Estoninë. Holanda është kampione në fuqi e Evropës. Ndeshjet do të luhen prej gushtit të këtij viti e deri në tetor të vitit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.
Për ndeshjet me Bullgarinë, përzgjedhësja Afërdita Fazlija ka ftuar 20 lojtare, që pritet të bartin barrën edhe në ciklin e ardhshëm kualifikues.
-
Futbollistet e Kosovës kërkojnë tjetër fitore ndaj Bullgarisë
-
Kosova luan me përfaqësuesen që e mposhti në pesë prej gjashtë ndeshjeve
-
Kosova publikon listën e futbollisteve për ndeshjet me Bullgarinë
-
Futsall, Kosova të premten nis kualifikimet për “Euro 2026”
-
Futsal: Kosova luan në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, e pret Bullgarinë