Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova kundër Polonisë, Portugalisë e Qipros

Përfaqësuesja e meshkujve në hendboll ka mësuar kundërshtarët për fazën kualifikuese të Botërorit 2019. Me shortin e hedhur, të martën, Kosova ka rënë në Grupin 4 së bashku me Poloninë, Portugalinë dhe Qipron.

Këtë të fundit e mposhti në muajin e shkuar për vend të tretë në kampionatin e IHF-së për vendet me hendboll në zhvillim, të mbajtur në Bullgari. Por Portugalia e sidomos Polonia llogariten nivel shumë më i lartë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pivoti i Kosovës, Kastriot Jupa, pret që sërish të mposhtet Qipro. Për të tjerat nuk ka shpresë.

“Kemi një grup shumë të vështirë. Portugalia dhe Polonia janë në një nivel shumë më të lartë, kurse me Qipron kemi luajtur një muaj më parë dhe kemi triumfuar. Na presin ndeshje shumë të forta, por kemi kapacitet që së paku t'i fitojmë dy ndeshje kundër Qipros, kurse kundër Portugalisë dhe Polonisë të japim më të mirën”, ka thënë Jupa.

Kosova dy ndeshje do t'i zhvillojë në muajin nëntor të këtij viti dhe katër të tjera në janarin e vitit 2018... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.