Përfaqësuesja e hendbollit të Kosovës, në kategorinë e femrave, ka mësuar kundërshtarët e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2022.
Kosova do të garojë në Grupi A së bashku me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron.
Kosova për short ishte në vazon e dytë. Gjithsej në fazën e parë kualifikuese marrin pjesë 11 ekipe kombëtare të hendbollisteve që janë ndarë në tri grupe. Fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta dhe ky natyrisht mbetet synim i vajzave tona.
Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 do të zhvillohen prej 31 majit deri më 6 qershor. Ndërsa kualifikimet e rregullta fillojnë në tetor të këtij viti.
Ndeshjet e grupit të Kosovës pritet të luhen në Portugali.
Euro 2022 mbahet në Slloveni, Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi në dhjetor të vitit të ardhshëm.
-
Hendbollistët e Kosovës mësojnë kundërshtarin e fazës së dytë
-
Kosova luan në mars, kundërshtari mund të jetë i Evropianit
-
Shtatë ekipe kosovare të hendbollit do të paraqiten në Evropë
-
Futsall, Kosova me kundërshtarë të vështirë për Botërorin 2028
-
Kosova mëson kundërshtarët e plejofit për Botërorin 2027