Sport

Kosova humb në sekonda të fundit nga Turqia ndeshjen në hendboll

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, humbi ndeshjen e parë në Kampionatin e dytë te shteteve në zhvillim që nisi sot në Veliko Ternovo të Bullgarisë, me rezultat 25:24 (13:12) nga Turqia.

Djelmoshat kosovarë edhe përkundër angazhimit maksimal nuk ja dolën së paku edhe të barazohen edhe pse 4 sekonda para fundit lojtari me i ri Drenit Tahirukaj pati rast ideal ta barazonte, mirëpo përvoja e portierit turk ja solli kombëtares turke fitoren.

Hendbollistët kosovarë nuk arritën të realizojnë 4 shtatëmetërshe dhe mbi 15 raste të qindpërqinda, njofton FHK.

Juria e IHF-it në fund te skuadra turke si lojtarin më të mirë zgjodhi portierin, kurse tek Kosova, Oltion Beshirin.