Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Kosova U18 pëson edhe humbjen e tretë në Evropian

Hendboll U-18 - Kosova

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll (meshkujt), ka pësuar edhe humbjen e tretë në po aq ndeshje të luajtura në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Letoni.

Të enjten, Kosova është mposhtur nga Turqia me rezultatin 29:23, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).

“Në periudha ka funksionuar loja jonë, por djemtë e kanë kuptuar që për paraqitje të nivelit më të lartë duhet të punojnë shumë më tepër. Gjithsesi përvoja në këtë Evropian do të shërbejë shumë për këtë gjeneratë që po i luan ndeshjet e para zyrtare ndërkombëtare”, ka shkruar FHK-ja. Elion Goçi, Amar Muqolli e Olsi Mulaj kanë shënuar nga pesë gola ndaj Turqisë. Faza grupore në Evropian ka përfunduar, ndërsa kanë mbetur ndeshjet për plasman.