Kosova ka mposhtur Norvegjinë 5 me 1 në ndeshjen e dytë të fazës së parakualifikimeve për Botërorin në futsall.
Pas humbjes 5 me 0 nga Bjellorusia në ndeshjen e parë, me fitoren ndaj Norvegjisë Kosova ngjitet në pozitën e dytë të Grupit B.
Në këtë grup, Bjellorusia prin me gjashtë pikë. Kosova e Norvegjia kanë nga tri, ndërsa në fund është Andorra pa pikë.