Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova fillon me Izraelin

Është përcaktuar orari i Grupit I të kualifikimeve për Euro 2024. Kjo është bërë e ditur në sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Rumanisë.

Kosova e luan ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Izraelit. Kjo ndeshje luhet më 25 mars 2023. Më 28 mars, Kosova e pret Andorrën.

Më 16 qershor Kosova e pret edhe Rumaninë, ndërsa më 19 qershor “Dardanët” luajnë në udhëtim ndaj Bjellorusisë.

Më 9 shtator, Kosova e pret Zvicrën në ndeshjen e veçantë. Më 12 shtator, Kosova luan në udhëtim ndaj Rumanisë, ndërsa më 12 tetor prapë në udhëtim takohet me Andorrën.

Kosova e pret Izraelin më 15 tetor, ndërsa ndeshjen në udhëtim me Zvicrën e luan më 18 nëntor.

Kualifikimet Kosova i përmbyllë me ndeshjen në shtëpi ndaj Bjellorusisë, më 21 nëntor.

ORARI: 

Image
orari i ndeshjeve euro 2024
Artikuj të ngjashëm