Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova arrin në Sllovaki për ndeshjet e tjera të “EuroVolley2021”

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll te femrat ka arritur në Sllovaki.

Kosova në Nitra të Sllovakisë do t’i zhvillojë ndeshjet tjera të kualifikimeve për “EuroVolley 2021”.

Evropiani për volejbolliste do të mbahet prej 18 gushtit deri më 4 shtator në katër shtete, Serbi, Bullgari, Kroaci dhe Rumani.

Kosova aktualisht është në vendin e fundit në Grupin D. Ka pësuar disfatë nga Mali i Zi, Sllovakia dhe Finlanda, ndërsa nuk e ka fituar asnjë set.

Përfaqësuesja e drejtuar nga përzgjedhësi Lorik Ilazi, ndeshjen e parë e zhvillon kundër Sllovakisë në orën 20:30.