Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova 3x3 mposhtet nga Britania e Madhe

Kosova 3x3 te meshkujt ka pësuar humbje nga Britania e Madhe me shifrat 21:11, në kualifikimet e FIBA Europe Cup në 3x3.

Kjo ishte humbja e dytë pas asaj ndaj Estonisë, kurse ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupe do ta ketë kundër Ukrainës nga ora 16:40.

Te Kosova, pikët i shënuan Visar Ejupi 5, Bardh Rexha 3 dhe Altin Selmancena 3.

Ndërkohë, Kosova 3x3 te femrat në ndeshjen e parë pësuan nga Bjellorusia me shifrat 17:8. Kosova është në Grupin D dhe ndeshjen e dytë do ta ketë ndaj Estonisë nga ora 12:45.

Artikuj të ngjashëm