Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova F 3x3 e përfundon me humbje fazën e grupeve

Kosova 3x3 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje nga Estonia me rezultat 21:8, në kualifikimet e FIBA Europe Cup në 3x3.

Kjo është hera e parë që Kosova garoi në konkurrencën e femrave në 3x3. Te Kosova më e dalluara ishte Saranda Daci në përballjen e fundit ndaj Estonisë. Në ndeshjen e parë vashat e Kosovës pësuan nga Bjellorusia 17:8.

Ndërkohë në konkurrencën e meshkujve, Kosova pas humbjes nga Hungaria dhe Britania e Madhe, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupe do të përballet kundër Ukrainës nga ora 16:40.