Konyaspori është duke përgatitur kontratë të re për Zymer Bytyqin.
Mediat turke kanë shkruar të premten se drejtuesit e klubit kanë nisur negociatat me Bytyqin për t’ia vazhduar kontratën.
Klubi turk po dëshiron ta shpërblejë me kontratë të re sulmuesin e krahut pas formës së mirë që e tregoi edicionin e shkuar.
Edhe Bytyqi thuhet se është i hapur për të vazhduar bashkëpunimin me ekipin e Konyasporit.
25-vjeçari ka kontratë me Konyasporin deri në vitin 2023. Me kontratën e re pritet të mbetet deri në vitin 2025.